VMRO-DPMNE: PSP-ja vegël që ndihmon LSDM-në
VMRO-DPMNE vazhdon të akuzoj PSP....

VMRO-DPMNE vazhdon të akuzoj PSP se është vegël e cila ndihmon LSDM, njofton TVM2.
Nevenka Stamenkovska nga radhet e VMRO-DPMNE-së tha se me vendimin për biznismenin Sead Koçan, Prokuroia Speciale Publike ka hyrë në konfrontim të hapur me të gjitha mediat që janë deklaruar personalisht nga Zoran Zaev si armiqtë e tij.
“Vlerësimi i SPS-së , LSDM-së dhe SOROS-it është se përmes persekutimit të paligjshëm dhe caktimit të masës së paraburgimit për pronarin e TV NOVA-së, Sead Koçan do të frikësojnë mediat. Me këtë veprim LSDM dhe PSP duan të censurojnë mediat të cilat nuk janë nën kontrollin e tyre, duke shpresuar se nuk do raportojnë për politikat e LSDM qe bien ndesh me interesat më lë larta shtetërore dhe kombëtare” – tha Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE.
Vendimi i paligjshëm për caktimin e masës paraburgim për biznesmenin Sead Koçan nën presion të PSP-së dhe LSDM-së, sipas VMRO-DPMNE-së edhe më shumë do të thelloj krizën politike në vend. (Sanije Duraku, TVM2)
