“Xhon Kenedi”, banorët kërkojnë përshpejtim të punimeve
Punimet e stërzgjatura u shkaktojnë edhe më shumë telashe banorëve....

Tejzgjatja e punimeve për vendosjen e gypave të kanalizimit në rrugën Xhon Kenedi të Cairit ,tanimë prej një vit e gjysëm,po shkakton vështirësi në komunikacion , ankohen banorët.
“Rrugët na pengojnë se parking nuk ka,gjitha veturat parkohen në rrugë ,rruga njëra e anë e punura tjetra jo,kjo është shum e tmerrshme..një ditë punojnë pesë ditë nuk punojnë..kur të niset një rrugë ajo duhet të ketë afat për sa kohë e jo kjo rrugë është nisur si dihet se kur do të mbaron..kjo duhet sa më shpejtë të rregullohet”.
“ Më pengon se këndej kaloj ka mbet me vjet dhe do të jetë”
“Kohë e gjatë që ka mbet këshu nuk është në rregull ,kjo është mjerim për ne”.
“Xhon Kendei ëhstë problem për parking” – thanë disa nga banorët e kësaj lagje të intervistuar nga TVM2.
Punimet e stërzgjatura u shkaktojnë edhe më shumë telashe banorëve të ndërtesave përreth dhe pronarëve të shitoreve. Ata kërkojnë përshpejtim të punimeve dhe përfundimin e tyre.
“Karrocën e kam invalidore nuk mundem të dal as në shitore. Nuk ka rrugë për karroca e as për vetura..gjithmonë ka pas probleme të tilla”.
“Më e mira rrrugë në pjesën e veriut ishte rruga Xhon Kenedi, tani deri ku janë me punime pse jemi kështu ende në këtë gjendje as vet nuk e di. Duhet patjetër të rregullohet kjo rrugë duhet të asfaltohet sa më shpejtë ,pasiqë edhe komunkacioni bllokohet shumë. Jemi ankuar shpeshherë në Komunën e Çairit” – u shprehën disa banorë të apartamenteve aty pranë.
“Po na pengon se nuk kanë njerëzit se ku ti parkojnë veturat ,ky është problemi më i madh ,..nuk investohe asgjë në Çair ,nuk pastrohen rrugët”.
“1 vit e gjysëm punojnë ngapak por asesi ta përfundojnë këtë rrugë ,duhet patjetër vta rregullojnë më shpejtë sepse edhe kolëgët e mi afër që i kanë shitoret këtu të gjithë ankohen ,na pengon në gjithcka as nuk mundemi të kalojmë ,veturat këndej parkohen pastaj bëhen zënka mes njerëzve” – ankoheshin pronarët e dyqaneve të kësaj lagje.
Nga Qyteti i Shkupit thone se per shkak te paraqitjes se ujrave nentokesore, punimet prolongohen edhe per nje kohe.
“Atje kishte shum probleme, u paraqiten ujra nen tokesor mos them lum prandaj dhe u zvarrit pak puna. Por tani gjitha punet jane te perfunduara tashme rrjeti eshte i kycur mbetet vetem sanimi i asfaltit i nje pjese te rruges xhon kenedi. Deri më tani Urdheri ligjor ishte deri më 15 mars të mos funksionojne korrigjimet, varëisht se nga do ti gjejnë asfletet e tilla, dhe pastaj do të fillojmë ta ndërtojmë” – deklaroi Branislav Andonov nga Qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit në fund të muajit qershor filloi projektin për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Xhon Kenedi” , me gjatësi prej 800 metrash
Punimet ishin të parapara të përfundojnë pas tre muajsh. Që atëherë kanë kaluar 1 vit e gjysem, ndërkohë që punimet akoma kanë mbetur të pa përfunduara. Kaosi në qarkullim vazhdon të shqetësojë banorët , këmbësorët e rastit dyqanxhinjtë si dhe pronarët e banesave. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
