MAQEDONI
Vritet një 18 vjeçar
19.05.2014 22:06
Një 18 vjeçar pas ditën e sotme është vrarë në lagjen Gorce Petrovc të Shkupit...

Një 18 vjeçar pas ditën e sotme është vrarë në lagjen Gorce Petrovc të Shkupit, si pasojë një zënke mes disa të rinjëve.
Ngjarja ka ndodhur, para spitalit të syve të kësaj lagje, ndërsa identiteti i të riut akoma mbetet i pa njohur për opinionin.
Ajo që dihet deri në këto momente, është se incidenti ka fillluar nga gjëra krejtësisht banale, për një biçikletë të vjedhur.
Vrasja e maturantit 18 vjeçarë - ka ndodhur pikerisht ketu, 15 metra pas meje. Edhe pse barikadet e policis nuk lejonin te filmoj dhe t’i afrohemi vendit, shqetesimi, shoku i ketyre banoreve eshte me se i dukshem pasi që në shenj revolti banoret e kësaj zone gati 3 ore e kanë bllokuar rrugën kryesore.
Dëshmitarët okular nuk deshën të pronocohen për vrasjen, por treguan pas kamereave se i riu ka marrë disa godije me thikë, dhe si pasojë e gjakderdhjes, i riu e ka humbur Ijetën. Policia menjherë ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe përveç hetimeve të rastit e siguron edhe lagjen Gorce Petrov.
Detaje rreth kësaj vrasje MPB ka paralajmëruar për ditën e nesërme.
REXHEP QAMILI
