Kundërshtimet e deklaratës nga VMRO-DPMNE, flasin analistët

19.03.2017 17:54

Deklarimet e VMRO-DPMNE-së të reflektuara me një gjuhë të urrejtjes....

Deklarimet e VMRO-DPMNE-së të reflektuara me një gjuhë të urrejtjes kundër deklaratës shqiptare nuk janë dënuar në mënyrën e duhur, njofton TVM2.

NEZIRI: MUNGON PËRGJIGJA ADEKUATE

Analisti Xhelal Neziri thotë se mungon një strategji e përbashkët kundër këtij fenomeni që shpie në përçarjen e shoqërisë në vija etnike.

“Kam një përshtypje se te disa njerëz që duhet të jenë ata promotorë apo luftëtarë të kësaj gjuhe të urrejtjes, ka një ndikim, ka një rezultat kjo fushatë e VMRO-DPMNE-së e cila natyrisht ka për qëllim që problemin politik dhe problemin e natyrës të funksionimit të shtetit ligjor ta hedh në fushën e marrëdhënieve ndëretnike, ta zhvendosë vëmendjen e opinionit nga lufta kundër korrupsionit që filloi me prokurorinë speciale në një konflikt të nxitur ndëretnik duke përhapur dhe përdoruru gjuhë të urrejtjes për njerëzit të afërt. Nuk shoh ndonjë të ketë, në opinion ndonjë përgjigje adekuate për këtë projekt të VMRO-DPMNE-së për të nxitur dhe përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike, nuk shoh ndonjë përgjigje adekuate për gjuhën e cila përdoret nga ana e eksponentëve të kësaj partie.” – tha analisti, Xhelal Neziri.

BAKIU: PARTITË SHQIPTARE SE PARANDALUAN

Analisti Bashkim Bakiu fajëson faktorin politik shqiptarë i cili nuk i kundërpërgjigjet retorikës nacionaliste të Gruevskit I cili varësisht interesave të tij ndryshon qasjen ndaj shqipëtarëve, shkruan TVM2.

“Fatmirësisht tek populli shqiptarë jo me seriozitet shihen dhe nuk janë peng I këtyre provokimeve, megjithatë bartësit dhe përgjegjësit kryesor, partitë politike jo me një energji refuzojnë ose kritikojnë gjuhën e urrejtjes të cilën kohëve të fundit e promovon VMRO-DPMNE-ja në krye me liderin e saj Nikolla Gruevskin.” – u shpreh analisti, Bashkim Bakiu.

Në periudhën që vjen kur pritet të ashpërsohet retorika nacionaliste madje edhe në zgjedhjet lokale, analisti Neziri thotë se do të duhet të punohet në shfaqjen e realitetit multietnik në Maqedoni ku të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit dhe para gjitha detyrimeve.

Bakiu thotë se retorika nacionaliste do të shmanget duke u injoruar nga partitë politike shqiptare dhe duke e lënë të vetmuar VMRO-në në këtë rrugëtim të sajin për të shtuar votat në konto të partisë. (Meral Ismaili, TVM2)