Përplasje mes VMRO–DPMNE dhe LSDM, VMRO: Zaev miraton agjendën e Selës, LSDM: Programi garanton unitaritetin e shtetit

19.03.2017 18:22

Vazhdojnë përplasjet mes dy partive më të mëdha maqedonase në vend....

Vazhdojnë përplasjet mes dy partive më të mëdha maqedonase në vend, VMRO-DPMNE dhe LSDM, njofton TVM2. 

Ditëve të fundit partia e gruveskit në shënjestër ka kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.  Nga VMRO akuzojn Liderin e LSDM-së,Zoran Zaev se në heshtje miraton agjendën e kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Selës, që sipas tyre dëshiron Maqedoninë ta bëj shtet binacional dhe gjithë maqedonasit t’i largojë nga shteti.

 “Ziadin Sela është njeriu nga I cili varet shumica parlamentare e LSDM-së dhe qeverisë së Tiranës së Zaevit, i cili në zgjedhje para votuesve të tij u betua se nuk do të heq dorë që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional, ose në të kundërtën do të kërkojë federalizimin e shtetit. Të njëjtin Ziadin Sela e kemi dëgjuar nga mitingjet zgjedhore në Gostivar ku betohet se do t’i dëbojë maqedonasit nga puna, si tepricë teknologjike me çka do të lirojë vende për shqiptarët. Tanimë një kohë të gjatë e shohim si Zaev në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Selës, vetëm që t’i marrë 3 nënshkrimet e tij në Kuvend, edhe përkundër deklaratave të Selës se nuk e pranon flamurin dhe himnin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.  Nga kjo parti më tej thonë se LSDM dhe Zaev  nuk e kanë parë të arsyeshme deri më sot të dënojn deklaratat e deputetes shqiptare Mesila Doda ose të Piter Vanhaute, i cili komploton ridefinimin e Maqedonisë.

Ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së ishte i menjëhershëm reagimi i social-demokratëve.  Sipas tyre  programi i qeverisë së re, garanton unitaritetin e shtetit dhe sundimin e së drejtës.

“Programi i qeveisë së re garanton unitaritetin e Maqedonisë dhe sundimin e së drejtës dhe përmban masa për problemet reale të qytetarëve. Ky domukent është i dukshëm për të gjithë, përveç për Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët të cilëve ju përshtetet të thellojnë krizën edhe më tej. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dëshiron që qytetarët të mbeten në akull, vetëm që të mbrohen nga përgjegjësia kriminelët”, thuhet në reagimin  e LSDM-së.

VANHOUTTE: NUK KAM MBAJTUR ANËN E NDONJË PARTIE

Ndaj akuzave të VMRO-së ka reaguzar edhe ish-ndërmjetsi I BE-së Peter Vanhoutte. Ai  përmes një shkrimi të ri të publikuar në bllogun e tij, thotë se VMRO-DPMNE nuk dëshiron të kuptojë shkrimet e tij dhe se është më e lehtë për ta të akuzojnë se ai punon për LSDM-së.

 1-Nuk jam pushuar nga puna si ndërmjetësues nga BE-ja, por vetëm se marrëveshjes time i skadoi afati dhe nuk u vazhdua më tej, sepse njëra palë refuzoi të vazhdojë të angazhohet në proces në mënyrë konstruktive.

2-Asnjëherë nuk kam mbajtur anën e ndonjë partie, por gjithnjë e kam dhënë maksimumin tim për të ngelur i paanshëm dhe objektiv.

3-VMRO-DPMNE-ja refuzoi të vazhdojë punën me mua sepse kjo ishte më lehtë për ta: Nëse nuk të pëlqen mesazhi, vrite dërguesin e mesazhit” – pikërisht këtë e kanë bërë ata.”

SELA: DEKLARATA NUK CËNON KARAKTERIN UNITAR

Ditë më parë kryetari I LR-PDSH-së, Ziadin Sela, për TVM2 tha se nuk ja vlen të merret seriozisht  me deklaratat e një parti si VMRO e cila ka nevoj të reformohet si subject politik dhe se   LR PDSH qëndron fuqishëm pas deklaratës së partive shqiptare e cila nuk cënon karakterin unitar të Maqedonisë. (Sanije Duraku, TVM2)