Funksionimi i parlamentit, partitë politike nuk përjashtojnë bllokimin e sërishëm
LSDM: Deri të martën duhet të dihet emri, Ruzhin: Funksionimi i kuvendit, me presion ndërkombëtarë...

Konsultimet mes LSDM-së dhe partive që i dhan nënshkrimet e tyre që mandatin e qeverisë së re ta merr Zoran Zaev janë ende në vazhdim, dhe nesër ose më së voni deri të martën duhet të dihet emri i kujt do të propozohet për kryetar të Kuvendit, thonë nga LSDM, njofton TVM2.
Social demokratet thonë se janë të përgaditur për çdo skenar, pasi që me VMRO-DPMNE-në gjithcka është e mundur. Deputetja e LSDM-së Jagoda Shahpaska thotë se të martën do të bëjnë përpjekjet e radhës për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.
“Presim që kjo çështje përfundimisht të mbyllet dhe VMRO-DOMNE dhe Gruevski duhet të kuptojn se qytetarët e Republikës së Maqedonisë e presin qeverin e re reformuese dhe duhet të respektohet ajo që u përcoll në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Të gjitha hapat do të realizohen siç parasheh Kushtetuta, siç parasheh rregullorja për punën e Kuvendit, fillimisht duhet të mbahet séance constitutive e më pas të vazhdojn të gjitha aktivitetet tjera në shtëpin ligjvënëse” – tha Jagoda Shahpaska nga LSDM.
Partit politike nuk përjashtojn mundësin që vënja në funksion e Kuvendit sërish të bllokohet nga VMRO-DPMNE-ja. Ndërsa Profesori universitar Nano Ruzhin, vlerson se funksionimi i kuvendit do të arrihet me presion ndërkombëtarë.
Sipas tij vizita e komisionarit evropian për zgjerimin Jahnes Han ditën e martë në Shkup do të jetë fillimi i fundit të krizës politike.
“Maqedonia tani e ka shansë që të përmirsoj veprimet e deri tanishme që bllokuan institucionet e e vendit. Zbritja e komisionerit Hanë, pikërisht të martën nuk është e rastësishme. Kjo vizit e ndërkombëtarëve do të jetë paralajmerim, ndërsa paralajmerimi në diplomaci është persion. Besojë se persioni I BE-së, do të ketë peshë të madhe në zhvillimin e aktiviteteve që lidhen me seancën konstituive dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e më pasë edhe formimin e qeverisë së re” – u shpreh Profesori Universitar, Nano Ruzhin.
Të martën, bashkë me komisionarin evropian Johanes Han në Shkup do të zbresin edhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Ivo Vajgëll dhe Flekenshtajn,në një përpjekje tjetër për të kontraktuar nga kriza politike. (Sanije Duraku, TVM2)
