Gjorgjievski: Bashkëpunëtorë të Zaevit janë të përfshirë në aktivitete joligjore
VMRO-DPMNE -ja sot akuzoi për përfshirje në aktivitete joligjore udhëheqësinë e LSDM-së....

VMRO-DPMNE -ja sot akuzoi për përfshirje në aktivitete joligjore udhëheqësinë e LSDM-së, duke ju referuar disa informacioneve se njëri nga të arrestuarit nga MPB-ja nga Haraçina gjatë aksionit të djeshëm është i afërt me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, njofton TVM2.
Sipas VMRO – DPMNE – së ky nuk është rasti i parë që bashkëpunëtorët e Zaevit të zihen me krim, që porositen nga Sead Rahiq-Setko vëlla i ish deputetit të LSDM-së, Esad Rahiq.
“Opinioni duhet t’i mësojë përgjigjet për pyetjet e ardhshme: A e ka ditur Zaevi për aktivitetet kriminale të vëllaut të njeriut të parë të tij? Sa drogë i njëjti ka shpërndarë në rrugë dhe gjithë Maqedoninë? A i ka ofruar LSDM-ja mbështetje kriminelit të saj gjatë kohës së Oliver Spasovskit? A financohet LSDM-ja përmes parave të zeza të shitjes së drogës. I njëjti diler në fotografi ka mundur të vërehet përkrah shokut të ngushtë të Zaevit, Ziadin Selës” – tha Orce Gjorgjiovski nga VMRO – DPMNE.
