Alergjia e Pranverës, problem i shumë qytetarëve
Ndezja dhe skuqaja e syve, teshtitja, kollitje...

Ndezja dhe skuqaja e syve, teshtitja, kollitje dhe frymarrje e vështirësuar, njofton TVM2.
Këto janë ndër simptomet më të shpeshta të cilat u paraqiten qytetarëve në këtë periudh të vitit si pasojë e alergjive të ndryshme.
Nga viti në vit rritet numri i pacienteve alergjik nga poleni dhe gjërave tjera që sjellë pranvera me vete, ndërsa në shenjestar janë edhe më të vegjlit.
“Katër fëmijë kam dhe të gjithë janë alergjik nga poleni. E njëjtë është situata edhe me bashkëshorten time. Më heret alergjitë nuk ishin aq të përhapura sa tani”
“Në këtë periudh të vitit shpesh fëmijët ankohen nga ndezja dhe skuqja e syve” – thanë disa nga të anketuarit e TVM2.
Mjeket ndezin driten e kuqe duke treguar se të gjithë duhet të jenë më të vemendshëm me zbulimin e herëshëm të alergjive, në veçanti tek fëmijët ku shpesh alergjia mund të shkaktoj probleme te organet respiratore.
“Ndezja e shpesht e organeve të sipërme të frymarjes të shkaktuara nga alergjitë mundë lehtë të kurohen vetëm nëse e njëjta zbulohet në kohë. Në rast se këto alergji dijagnostifikohen me vones atëherë tek pacientet paraqitet ndezja e organeve të poshtme të frymarjes gjë që është shumë më serioze dhe vjen deri te paraqitja e brongitit“ – deklaroi Marija Hristova, mjeke – pediatër.
Mjeket thonë se pacientet alergjik në asnjë mënyrë nuk duhen të kurohen vetë në shtëpi nga alergjia por duhet kërkuar ndihëm mjekësore në kohë për të parandaluar komplikimet e mundshme shëndetësore. Sipas të dhënave, 1/3 e popullatës në botë vuan nga alergjia. (Rexhep Qamili, TVM2)
