MPB arreston 6 trafikues të drogës, prokuroria ngre padi ndaj 8 personave

19.03.2017 20:16

6 persona janë arrestuar në askionin e fundit të MPB...

6 persona janë arrestuar në askionin e fundit të MPB nën dyshimin se kanë shitur drog një periudh të gjatë në gjithë teritorin e vendit, njofton TVM2.

MPB informon se mbrëm von janë arrestuar 3 trafikantë nga Prillepi, një nga Manastiri, Hasanebgu dhe Haraçina, ndërsa dy të tjerë janë akoma në arrati. Ndërkohë Prokuroria Piblike ka ngritur padi penale ndaj 8 personave të dyshuar  prej të cilëve njëri ngrkohet edhe për larje parash .

 “Personat ngarkohen se në bazë të nenit 2015 kanë kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike,  dhe substancave psikotrope, ndërsa njëri prej të dyshuarve ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale në bazë të nenit 273 të Kodit Penal, shpërlarje parash dhe të ardhura të tjera”, thuhet në kumtesën e Prokuroris Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 Sipas informatave të MPB-së trafikuesi i Prilepit ka qenë shef i grupës narkotike i cili ka bërë shitjen e drogës në këtë qytet dhe në Manastir.

Furnizimin e lëndeve të ndryshme narkotike e ka bërë në bashkëpunim me dy Shkupjan, për të cilën gjithmon janë paguar në kesh pas çdo furnizimi të porositur, ndërsa për distribuimin në teritorin e vendit  ka pasur të angazhuar edhe dy dilerë  tjerë.

Policia mbrëmë në disa kovë të plastikës të groposura në oborin e personit të dyshuar nga Prillepi ka sekuestruar  570 tableta drogë sintetike, 700 gram heroin, 250 gram kokain dhe mbi 10 kilogram marihuanë.

Ekspertiza mes tjerësh duhet të tregoj se sa kohë  ky grup është marr me shitjen  e drogës në treg. (Rexhep Qamili, TVM2)