Projekt për popullarizimin e profesionit ushtarak për shërbim në ARM

20.03.2017 10:06

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë....

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë sot në tetë shkolla të mesme në Veles, Prilep, Qendër, Gostivar, Strumicë dhe Shtip do ta fillojnë projektin për popullarizimin e profesionit ushtarak për shërbim në ARM, i cili do të realizohet deri në fund të prillit në shkollat e mesme nëpër Maqedoni. Shkollat do t’i vizitojnë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së bashku me ushtarë profesionsit, nënoficerë dhe oficerë të Armatës së Republikës të Maqedonisë.

Ata do t’i informojnë nxënësit e shkollave të mesme për kushtet për pranim në shërbimin e ARM­së obligimet e tyre dhe për numrin e madh të përfitimeve nga shërbimi i ARM­-së.

Projekti prej sot do të fillojë të realizohet në shkollat e mesme: Jovçe Tesliçkov” dhe “Dimitrij Çupovski” në Veles, “Risate Risteski ­ Riçko” në Prilep, “Josip Broz ­ Tito” në Qendër, “Gostivar” në Gostivar, “Jane Sandaski” në Strumicë dhe “Sergej Mihajlov” dhe “Kole Nehtenin” në Shtip. (mia.mk)