Donacion prej Kryqit të Kuq gjerman për shkollat nga rajonet e përmbytura
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot zyrtarisht do të pranojë donacion.....

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot zyrtarisht do të pranojë donacion prej Kryqit të Kuq të Gjermanisë i cili përbëhet prej ndihmës në pajisje për shkollat të cilat janë goditur prej vërshimeve në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës më 6 gusht të vitit 2016.
Është siguruar mbështetje e cila përmban nga një kompjuter laptop, projektor LCD dhe ekran i projektimit për gjashtë shkolla fillore në rajonet e përmbytura. Donacioni do të dorëzohet në praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Austrisë, të cilët, siç thekson Kryqi i Kuq, janë partnerë afatgjatë në sigurimin e mbështetjes për grupet e rrezikuara të popullsisë.
Kryqi i Kuq përkujton aksionet e ndërmarra pas motit të ligë dhe vërshimet nga vera e kaluar përveç intervenimeve në dhënien e ndihmës së parë, janë bërë edhe një numër i madh aksionesh për pastrim, donacione me mjete monetare, donacione me ushqim, produkte higjienike, veshje, edukimi i popullsisë për t’u përballur me katastrofat, aktivitete për forcimin e kapaciteteve të komunitetit etj. (mia.mk)
