Socialdemokratët gjermanë vendosën Schulz kundër Merkelit në zgjedhje

20.03.2017 12:02

Partia Socialdemokrate (SPD) zgjodhi kryetarin e ri....

Partia Socialdemokrate (SPD) zgjodhi kryetarin e ri. Martin Schulz i fitoi të gjitha votat e vlefshme të delegatëve.

Kjo e forcon atë në fushatën parazgjedhore kundër kancelares Merkel. Martin Schulz ishte për momentin i irrituar, gati gjysmë ore foli në Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë dhe kërkonte më shumë vende në kopshte, shkolla dhe universitete, kur delegatët filluan të qeshin. “A thua çfarë po ndodhë?”,- pyeti.

Sërish kishte qeshje me zë. Në ekranin e madh pas shpinës së tij shihej Schulzi që mbante një fëmijë në dorë. Organizatorët e Kongresit tregonin pamje që vet Schulz nuk mund t’i shihte.

“Këtu dukem shumë i lumtur”,- tha 61-vjeçari. “Mendova se kam thënë diçka gabimisht”.

SPD mbështet kandidatin e saj për kancelar, pavarësisht se çfarë thotë ai para 2500 delegatëve dhe mysafirëve.