Izraeli kërcënon Sirinë

20.03.2017 12:17

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka kërcënuar se do të shkatërrojë sistemin ajror....

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka kërcënuar se do të shkatërrojë sistemin ajror të mbrojtjes të Sirisë në qoftë se ata sulmojnë avionët izraelitë.

Komentet e tij vijnë pasi avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar disa objektiva në Siri gjatë natës midis të enjtes dhe të premtes, ndërsa mbrojtja ajrore siriane u kundërpërgjigj duke shkatërruar një avion izraelit dhe duke dëmtuar një tjetër.

Izraeli pretendon se kishte sulmuar disa ngarkesa me armë të destinuara për lëvizjen shiite, Hezbollah.