Gjermania hedh poshtë pretendimet e Trumpit: S’kemi asnjë borxh ndaj NATO-s
Gjermania ka hedhur poshtë pohimet e presidentit amerikan, Donald Trump....

Gjermania ka hedhur poshtë pohimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Deklarata e ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, vjen si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Trumpit, i cili të shtunën shkroi në Twitter se Gjermania duhet të paguajë borxhin për mbrojtje.
“Nuk kemi borxhe ndaj NATO-s”,- ka thënë von der Leyen, duke shtuar se objektivi i aleancës për shpenzimet e mbrojtjes nga vendet anëtare nuk është i lidhur ekskluzivisht me kontributet financiare ndaj NATO-s.
Më 2014, NATO është pajtuar për një plan, sipas të cilit, çdo vend anëtar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për 2 për qind të GDP-së më 2024. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se Berlini është i përkushtuar për këtë qëllim.
Në deklaratën e von der Leyen thuhet se rritjet e shpenzimeve të mbrojtjes së Gjermanisë nuk janë vetëm ndaj NATO-s, por edhe ndaj OKB-së dhe përpjekjeve paqeruajtëse të BE-së, si dhe për luftimin e militantëve të “Shtetit Islamik”.
