Maqedoni

Kryqi i Kuq dhe dy ambasada, donacion për gjashtë shkolla nga zonat e vërshuara

20.03.2017 13:57

Gjashtë shkolla fillore të goditura nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar, fituan donacion prej rreth 10 mijë eurosh...

Donacioni që u nda përmes kryqit të kuq të Maqedonisë, është siguruar nga Ambasada e Gjermanisë dhe nga ajo e Austrisë
 
“Ndihma humanitare, e cila është dedikuar për këto shkolla, e njëjta është përhapur nga Kryqi i Kuq gjerman dhe kryesisht përmban lap-tope, projektorë dhe ekrane për projektorë. Mendoj se kjo ndihmë sadopak do t’i përmirësojë kushtet për punë dhe veprime në këto shkolla”,- tha drejtori i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
 
“Austria për vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar menjëherë ka reaguar duke grumbulluar mbi 500 mijë euro për zonat e përmbytura dhe ne na gëzon fakti që për këto donacione patëm bashkëpunim të mirë me Kryqit të Kuq të Maqedonisë”,- theksoi ambasadorja e Austrisë në Shkup, Renete Kobler.
 
Kryqi i Kuq për personat e dëmtuar nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar arriti të grumbullojë afër 80 milionë denarë dhe të ndihmojë më shumë se 4.750 familje. Përveç dhënies së parave, Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka ndarë edhe ushqim dhe veshje për qytetarët e zonave të rrezikuara. 
 
REXHEP QAMILI