Maqedoni

Disa pjesë të Karposhit, Kisella Vodës, Qendrës, Sarajit dhe Studeniçanit nesër pa energji elektrike

20.03.2017 14:26

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Ivan Agovski" nr.1 në komunën e Karposhit...

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Ivan Agovski" nr.1 në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 15:30 konsumatorët e rrugëve "Drenak", "Nevena Gjorgieva - Dunja" dhe "Balzakova" në komunën e Kisella Vodës.
 
Në periudhën prej orës 9 deri në orën 15 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten konsumatorët prej lagjes Moranë në komunën e Studeniçanit dhe prej rrugës "Partenie Zografski" nr.20, 22, 24, 26, 28, 30 dhe një pjesë e rrugës "Vostaniçka" nr.1 në komunën e Qendrës.
 
Një pjesë e konsumatorëve të fshatit Lubin, komuna e Sarajit do të jenë pa energji elektrike prej orës 9:30 deri në orën 15.
 
Siç kumtoi QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik./Mia