Maqedoni

KRRE: Ulen për 2 denarë çmimet e derivateve të naftës

20.03.2017 14:54

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar sot çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës në tregun vendor...

Sipas çmimores, Eurosuper BS-95 do të shitet për 65 denarë/litër, pastaj Eurosuper BS-98 do të shitet për 67 denarë për litër, Eurodiesel do të shitet për 52 denarë, ndërkaq Vaji extra i lehtë për amvisëri do të shitet për 40.5 denarë/litër. Për 1,377 denarë është ulur edhe çmimi i mazutit, pra 1kg kushton 26,955 denarë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga mesnata.