OEM në ndihmë të biznesit, partneritet për rregullativë më të mirë ligjore

20.03.2017 15:20

Ndryshimet e shpeshta ligjore janë një ndër problemet kyçe....

Ndryshimet e shpeshta ligjore janë një ndër problemet kyçe me të cilat përballen kompanitë e vendit. Probleme hasin sidomos bizneset e vogla dhe të mesme. Pikërisht për t’i njohur këto biznese me rregullativën ligjore dhe për të diskutuar rreth përmirësimit të saj në dobi të bizneseve, në 10 qytete të vendit do të organizohen 18 sesione informuese, ku bizneset do të mund të diskutojnë me ekspertët dhe autoritetet kompetente rreth problemeve kryesore me të cilat përballen.

“Të drejtat dhe detyrimet që dalin nga Ligji për marrëdhënie pune dhe nga Ligji për siguri dhe mbrojtje në punë, politika tatimore dhe doganore, si dhe dispozitat ligjore nga sfera e ambientit jetësor dhe urbanizimi, janë tre temat kyçe në të cilat do të përqendrohemi gjatë info-sesioneve, kompanitë do të mund të marrin informacione dhe në të njëjtën kohë t’i paraqesin edhe problemet e tyre, që pastaj me ekspertët tanë të mundohemi që të gjejmë zgjidhje”,- deklaroi Jadranka Arizanovska nga Drejtoria e Odave Rajonale dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

“Ne besojmë se këto info sesione do të na ndihmojë në detektimin e disa ndryshimeve të cilat kompanitë e vogla dhe të mesme do të dëshirojnë t’i shohin në rregullativën adekuate”,- u shpreh drejtori i “Epicentar Internacional”, Ljupço Dimovski.

Sesionet infomative realizohen në kuadër të projektit të USAID-it “Partneritet për rregullativë më të mire të biznesit”. Projektin e zbaton “Epicentar Internacional” në bashkëpunim me OEM-në, OEMVP-në dhe Odën për Teknologji Informatike dhe Telekomunikime. (Ersan Pajaziti, TVM2)