ShVL-UÇK letër Hahnit: E drejta e gjuhës e drejtë legjitime, buron nga MO
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përmes një letre publike në prag të vizitës së zyrtarëve të lartë të Brukselit...

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përmes një letre publike në prag të vizitës së zyrtarëve të lartë të Brukselit, ka rikujtuar se e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni buron nga Marrëveshja e Ohrit.
“Me një numër minimal popullsie krahasuar me shqiptarët e Maqedonisë, serbët e Kosovës gëzojnë të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës së tyre në tërë territorin e Kosovës, përkujtojnë nga ShVL-UÇK-së. Është e drejtë njerëzore dhe kushtetuese, kërkesa e popullatës shqiptare, që përbën 25% të popullsisë në IJRM, që të kërkojnë detyrimisht dygjuhësinë në këtë shtet multietnik”,- thuhet në letrën e hapur të ShVL-UCK-së drejtuar eurokomisionerit Hahn.
