Formimi i qeverisë, Timonie: Sa më shpejt, s’ka kohë për pritje

20.03.2017 15:40

Në prag të vizitës së komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han....

Në prag të vizitës së komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në Shkup, ambasadorët bëjnë thirrje në zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike. Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, ka thënë se vendi nuk ka më shumë kohë të presë në formimin e Qeverisë, e cila do të duhet të jetë përgjegjëse në sjelljen e reformave duke qëndruar në rrugën euroatlantike.

“Pritet të formohet qeveri dhe me rëndësi është që ky vendim të merret shumë shpejt, sepse vendi nuk mund shumë të presë. Ka sfida ekonomike dhe politike, dhe secili pret një Maqedoni të fuqishme, një Maqedoni e cila do t’i respektohej integriteti territorial, sovraniteti dhe tërësia. Eurokomisari Hahn nesër vjen në Shkup dhe shpresojmë se do të gjejë zgjidhje të mirë dhe praktike ndaj kontestimit aktual për formim të qeverisë. Maqedonia do të duhet të qëndrojë në rrugën e BE–së dhe NATO-s”,- deklaroi ambasadori i Francës, Kristijan Timonie.

KOBLER: ZVARRITJA E PROCESIT NË DËM TË VENDIT

Edhe ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler, apeloi deri tek politikanët në vend që sa më shpejt të formojnë Qeverinë dhe të vendosin në funksion institucionet e vendit, pasi që ambasadorja Kobert nuk e komentoi vizitën e eurokomisarit Han, por potencoi se stërzgjatja e formimit të qeverisë shkon në dëm të vendit.

“Shpresoj që së shpejti do të arrihet në formimin e qeverisë. Në çdo kuptim për një shtet nuk është mirë që formimi i qeverisë të zgjasë shumë. Kjo ndikon në të gjitha institucionet, në të gjithë shtetin. Shpresoj që Maqedonia së shpejti do të ketë institucione funksionale, siç janë: qeveria, kuvendi, në nivel lokal gjithashtu edhe komunat, pasi që këtë e meritojnë qytetarët e këtij vendi”,- theksoi ambasadorja e Austrisë, Renate Kobler.

Ambasadorët nuk komentojnë platformën shqiptare, por presin nga politikanët që me shumë përgjegjësi të dëshmojnë se si mund të punohet bashkërisht dhe me sakrifikim për të mirën e përgjithshme të vendit. (Meral Ismaili, TVM2)