Ekonomi
Këshilli Ekonomik Social: Kriza të mos dëmtojë dialogun social
20.03.2017 16:18
Kriza politike nuk duhet të ndikojë në dinamikën e mëtejme të dialogut social...

Kjo u theksua në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik-social, ku u rishikuan rezultatet e deritanishme të dialogut social-tripalësh.
“Koha deri në formimin e qeverisë së re duhet të shfrytëzohet në mënyrë efikase, që të nxitet implementimi i politikave ekonomike dhe sociale që tanimë janë miratuar. Ndër zgjidhjet që kanë kaluar në Këshillin socio-ekonomik është Ligji për pagë minimale për të cilën si Qeveri kemi ndërmjetësuar mes sindikatave dhe punëdhënësve”,- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahim.
Edhe Organizata e Punëdhënësve dhe Lidhja e Sindikatave theksuan rëndësinë e Ligjit për pagën minimale.
“Nëse respektohet konventa për pagë minimale, atëherë nuk do të kemi asnjë problem rreth rritjes së pagës. Ajo duhet të merret në bazë të konsensusit dhe diskutimeve gjithëpërfshirëse, atë nuk mund ta sjellë as qeveria, as punëdhënësit. Paga e fundit është rritur në të gjitha fushat, rritja duhet të vazhdojë, përndryshe ne do të mbetemi pa punëtorë”,- tha kryetari i Organizatës së Punëdhënësve në Maqedoni, Angel Dimitriev.
“Praktika tregon se çdoherë ka mundësi për më shumë. Me krizën ne që po përballemi kemi treguar që kemi sfida serioze në kuadër të kësaj periudhe, një ndër dokumentet më të rëndësishme ka hyrë në programin, këshillin socio-ekonomik, që do të jetë protokolli për socialen, e që fokusohet në çështjet më të rëndësishme, e sidomos në pagat minimale”,- u shpreh kryetari i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni, Zhivko Mitrevski.
Organizata e Punëdhënësve dhe Lidhja e Sindikatave po ashtu paralajmërojnë se me formimin e qeveris se re Këshilli Ekonomik-social do të jetë i gatshëm të luajë rolin e një trupi këshillues efikas.
REJHANE BUSHI-METAJ
