Rasti “Fushata”, Spasovski nuk vjen në gjykatë, nuk kishte ftesë
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, nuk u paraqit në Prokurorinë Themelore ku duhet të dëshmojë për rastin “Fushata”...

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, nuk u paraqit në Prokurorinë Themelore ku duhet të dëshmojë për rastin “Fushata”, të hapur nga kjo Prokurori Publike.
Spasovski tha se nuk ka marrë ftesë për t’u paraqitur në seanca. Prokuroria këmbëngul se Spasovski është thirrur për dëgjim, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga ish-ministri i Brendshëm, Spasovski, i cili pohon se nuk ka pranuar asnjë ftese nga Prokuroria Themelore.
Spasovski duhej të merrej në pyetje lidhur me hetimin rreth raportit financiar të LSDM-së dhe financimin e partisë gjatë zgjedhjeve.
Ditë më parë në Prokurori ishte edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili madje akuzoi se çdoherë kur Prokuroria Speciale hap ndonjë hetim të ri kundër zyrtarëve të VMRO-së, Prokuroria Publike hap rast të ri kundër LSDM-së.
