Botë

Sulmi i Krishtlindjeve në Berlin, arrestohen tre të dyshuar në Stamboll

20.03.2017 17:06

Tre persona janë arrestuar në aeroportin "Ataturk" në Stamboll lidhur me sulmin në panairin e Krishtlindjeve në Berlin në fund të vitit të kaluar...

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se të tre të arrestuarit kanë qenë në kontakt me sulmuesin në Berlin.

Ata janë identifikuar si Mohamed Ali Kan, Jusef Daruiçe dhe Bilal Jusef Mahmud. Përgjegjësinë për sulmin më 19 dhjetor në Panairin e Krishtlindjeve në Berlin, në të cilin vdiqën 12 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan, e mori “Shteti Islamik”. 

Kryerësi i sulmit, tuniziani Anis Amri, u vra gjatë një shkëmbim-zjarri me Policinë italiane pranë stacionit të autobusit në periferi të Milanos më 23 dhjetor.