Botë

Hungari, hapet baza ushtarake për ndaljen e migrantëve

20.03.2017 19:43

Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, sot ka inauguruar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë...

Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, sot ka inauguruar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë për ta parandaluar hyrjen e migrantëve.
 
Ai tha se ushtarët po punojnë për t’i mbrojtur kufijtë “prandaj qindra mijëra nuk do të mund të marshojnë në këtë vend”, sikur në vitin 2015. 
 
Javën e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një gardh i ri që po ndërtohet në kufirin me Serbinë, i pajisur me aparate për mbikëqyrje, mund ta bllokojë numrin e madh të migrantëve “prandaj në Austri dhe Gjermani njerëzit mund të flenë të qetë, meqë hungarezët do t’i mbrojnë kufijtë e jashtëm të BE-së”. 
 
Në fund të vitit 2015, Hungaria pat ndërtuar barriera për migrantët në kufirin me Kroacinë dhe Serbinë. 
Në bazën e re ushtarake, në vendin Herceshanto, do të vendosen 150 ushtarë.