LA LIGA

Luis Enrikue merr ‘timonin’ e Barcelonës

20.05.2014 12:22

Pas rinovimit të kontratës së re të Lionel Mesit me Barcelonën, vjen një tjetër lajm i mirë për gjigantin spanjoll…..

Trajneri spanjoll, Luis Enrike është emëruar në krye të katalonasve. Ish trajneri i Selta Vigos do të jetë pasardhës i Gerardo Martinos, i cili pak ditë më parë u largua nga ‘Kamp Nou’ pas një sezoni të dështuar me ‘blaugranat’.

Klubi katalonas ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Enriquen, i cili rikthehet në klubin e zemrës ku luajti plot 8 vite nga 1996 deri në vitin 2004,Thuhet se tekniku spanjoll me Barcelonën ka arritur marrëveshje dy vjeçare.

Luis Enrike si trajner e nisi karrierën e tij në ekipin e dytë të Barcelonës në vitin 2008, më pas kaloi tek italianët e Romës dhe gjatë këtij sezoni që sapo u mbyll ishte nën drejtimin e Selta Vigo-s. Me Barcelonën si lojtarë Enrique ka luajtur plot 300 ndeshje dhe ka shënuar 109 gola. (Artan Zyberi, TVM2)