Botë

Ateron detyrimisht një aeroplan jugokorean, lëndohen 14 persona

20.03.2017 22:03

Një aeroplan në pronësi të kompanisë ajrore "Sauth suprim erlajns" sot ka ateruar detyrimisht në aeroportin e qytetit Vau...

Një aeroplan në pronësi të kompanisë ajrore "Sauth suprim erlajns" sot ka ateruar detyrimisht në aeroportin e qytetit Vau, në veriperëndim të Sudanit Jugor.
 
Në aeroplan kanë qenë 45 njerëz, nga të cilët gjatë aterimit të detyrueshëm janë lënduar 14.
 
"Në aeroplan kanë qenë 40 udhëtarë dhe pesë anëtarë të bordit. Nuk kam informacione tjera", deklaroi drejtori i "Sauth suprim erlajns" Gabriel Ngang, duke shtuar se aeroplani ka fluturuar nga kryeqyteti i Sudanit Jugor, Xhuba.
 
Një pjesëtar anonim i shërbimit lokal të shpëtimit deklaroi se "nuk ka vdekur asnjë, por se ka numër më të madh të të lënduarve"./mia