Maqedoni

Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 25 gradë

21.03.2017 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare...

Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të shkurtër. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 24 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
 
Deri në fund të javës së punës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë më të larta se mesataret për këtë periudhë të vitit. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të shkurtër veçanërisht të martën dhe të enjten./Mia