Maqedoni
Konferencë për kujdestari të përbashkët pas divorcit
21.03.2017 09:26
Psikologë, terapeutë, profesorë universitarë dhe avokatë sot do të debatojnë në konferencën kombëtare...

Psikologë, terapeutë, profesorë universitarë dhe avokatë sot do të debatojnë në konferencën kombëtare me temë "Nevoja nga vendosja e kujdestarisë së përbashkët pas divorcit në Maqedoni dhe ndikimi i këtij koncepti mbi realizimin e të drejtave të fëmijës".
Konferencën është paraparë ta hapin zëvendës-avokatja e popullit Vaska Bajramovska - Mustafa, kryetari i Ambasadës së parë për fëmijë në botë "Megjashi" Dragi Zmijanac dhe përfaqësuesi i Iniciativës qytetare për vendosjen e kujdestarisë së përbashkët, Naum Ribaroski.
Konferenca është në organizim të Avokatit të popullit, Iniciativës qytetare për vendosjen e kujdestarisë së përbashkët dhe kujdestarisë me përgjegjësi pas divorcit dhe Ambasadës së parë për fëmijë në botë "Megjashi", ndërsa e përkrahur nga Instituti demokratik kombëtar (IDK)./Mia
