Botë

Francë, debati i parë presidencial, dy kandidatët kryesorë përplasen për “Burkinin”

21.03.2017 09:58

Dy kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale franceze, Marine Le Pen dhe Emanuel Macron, u përplasën ashpër në debatin e parë televiziv...

Liderja e ekstremit të djathtë dhe ai i qendrës shkëmbyen replika sa i takon çështjes së veshjes islame, “Burkini”, që u përdor nga disa gra myslimane verën e kaluar në plazhet franceze.
 
Le Pen tha se multikulturalizmi duhet të marrë fund dhe Franca nuk mund të jetë më “një rajon i humbur” i BE-së ose vartëse e Gjermanisë.
 
Ajo nuk harroi premtimin për të ndaluar të gjithë emigrantët të hyjnë në Francë. Macron e akuzoi se po kthente në armiq myslimanët e Francës. Sipas tij, “Burkini” është një çështje e lidhur me rendin publik dhe jo një sfidë për vlerat laike të Francës.
 
Të pranishëm në debat ishin edhe tre kandidatët e tjerë, ai i të djathtëve, Francois Fillon, si dhe të majtët, Benoit Hamon, dhe Jean Luc Melenchon. Sondazhet sugjerojnë se Le Pen do të marrë shumicën e votave në raundin e parë, por Macron do ta mund atë në balotazh.