Maqedoni

Maqedonia do ta shënojë Ditën e pyjeve

21.03.2017 10:30

Me mbjelljen e rreth tre mijë fidaneve, NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe nxënësit e shkollave fillore nga komuna e Demir Kapisë...

Me mbjelljen e rreth tre mijë fidaneve, NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe nxënësit e shkollave fillore nga  komuna e Demir Kapisë sot në mesditë do ta shënojnë festën ndërkombëtare "Dita e pyjeve 2017".
 
Kombet e Bashkuara dhe anëtaret e FAO-s - Organizatës për ushqim dhe bujqësi vendosën ta shpallin 21 Marsin Ditë ndërkombëtare të pyjeve. Festa çdo vit shënohet nëpër botë me aktivitete të rastit të pyllëzimit dhe debateve për rolin e pyjeve në jetën e njerëzve në Tokë./Mia