PREMIER LIGA

Giggs braktis përfundimisht futbollin

20.05.2014 12:26

Fundi i një legjende. Rajan Gigs i ka dhënë fund karrierës së futbollistit, pas dy dekadash. Ylli uellsian vendosi të largohet përfundimisht dhe të nis punën si asistent i Van Galit te Junajtedi….

Fundi i një legjende. Rajan Gigs i ka dhënë fund karrierës së futbollistit, pas dy dekadash. Ylli uellsian vendosi të largohet përfundimisht dhe të nis punën si asistent i Van Galit te Junajtedi.

“Shfrytëzoj këtë mundësi për të deklaruar largimin tim si futbollist dhe do ta nis një kapitull të ri në jetën time. Ëndrra ime është që të isha trajner I Mançester Junajtedit dhe ja arrita t’ja dal të luaj më shumë yje. Kam punuar me një trajner të mrekullueshëm si Aleks Ferguson dhe mbi të gjitha kam luajtur për tifozët më të mirë në botë”, - deklaroi fillimisht tashmë ish futbollisti i Mançester Junajtedit.

“Jam krenar dhe i lumtur që e kam përfaqësuar 963 herë klubin më të madh në botë dhe 64 herë Kombëtaren time. Për mua do të nis një kapitull I ri dhe shpresoj që ta rikthejmë Junajtedin në vendin që i takon”, vazhdoi Giggs.

Ai shkroi një letër të hapur për tifozët e e tijë, të cilët i njoftoi me vendimin e fundit. Tashmë Gigs do të jetë ndihmës trajner i holandezit Luis van Gal në Old Traford pasi e drejtoi për një muaj djajtë e kuq, pas shkarkimit të Devid Mojs.