Maqedoni

Ivanov nuk do të takohet me Hahn, terminin ua le protestuesve

21.03.2017 12:24

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, nuk do të takohet me eurokomisarin, Johanes Han, njoftojnë nga kabineti i presidentit, duke shtuar se Ivanov...

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, nuk do të takohet me eurokomisarin, Johanes Han, njoftojnë nga kabineti i presidentit, duke shtuar se Ivanov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, do të kthehet sonte vonë, kështu që nuk ka mundësi që të takojë eurokomisarin Hahn.

Terminin e planifikuar për takimin Ivanov e lë në dispozicion të protestuesve të Iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, me të cilët Hahn e refuzoi takimin për shkak të agjendës së ngjeshur me politikanët.

Nga kabineti i presidentit thonë se eurokomisioneri Hahn dhe tre eurodeputetët e tjerë kanë qenë të njoftuar për pamundësinë e takimit që ditën e premte, përmes ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samjuel Zhbogar.