Botë
Irak, 27 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad
21.03.2017 12:48
Nga shpërthimi i një makine-bombë në Bagdad janë vrarë të paktën 27 persona dhe plagosur 45 të tjerë...

Sulmi ka ndodhur në lagjen Amil, që gjendet në jugperëndim të kryeqytetit irakian. Sulmi vjen në kohën kur forcat irakiane janë duke zhvilluar luftime të ashpra me militantët e “Shtetit Islamik” në qytetin e Mosulit.
Grupi militant “Shteti Islamik” e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me makinë-bombë në Bagdad. Përmes një deklarate të postuar online, vetëm pak orë pas sulmit, IS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një militant ka parkuar makinën e cila ishte e mbushur me eksplozivë, në zonën komerciale të Bagdadit, në lagjen Amila, e cila është e banuar me shiitë.
