Zyrtare: Konte qëndon tek Juventus edhe për sezonin tjetër
Tani Juventus pritet që të futet fuqishëm në merkato për të krijuar një ekip të fortë dhe konkurues. Dëshira e Kontes është që të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin….
Tashmë është zyrtare, Antonio Konte do të jetë trajner i Juventusit edhe për sezonin tjetër. Ditët e fundit është folur për një largim të trajnerit nga Juventusi, por dje ka ardhur dhe konfirmimi.
Lajmi është konfirmuar mbrëmë nga faqja e Juventusit në “Tuiter”. Konte i pati kërkuar drejtuesve investime për sezonin e ardhshëm dhe si duket drejtuesit i kanë plotësuar kërkesën duke e bindur njëkohësisht që të qëndrojë.
Tani Juventus pritet që të futet fuqishëm në merkato për të krijuar një ekip të fortë dhe konkurues. Dëshira e Kontes është që të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin.