Botë

Irlandë e Veriut, ndërron jetë ish-lideri i IRA-s

21.03.2017 14:08

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-lideri i IRA-s, Martin McGuinnes...

McGuinnes, që më vonë u bë dhe zëvendës kryeministër i Irlandës së Veriut, vuante nga një sëmundje e rrallë në zemër.
 
Pas konfliktit të armatosur, ish-komandanti i Ushtrisë Republikane Irlandeze u kthye në një paqeruajtës dhe luajti një rol kyç në ndarjen e pushteteve të qeverisë së formuar pas nënshkrimit në vitin 1988 të së ashtuquajturës Marrëveshja e së Premtes së Mbarë. 
 
Ai u bë zv.kryeministër në vitin 2007, përkrah liderëve të Partisë së Unionit Demokratik, Ian Paisley, Peter Robinson dhe Arlene Foster. 
 
McGuinnes u tërhoq nga posti në janar, në shenjë proteste ndaj përfshirjes së PUD-së në një skandal energjitik, që çoi më pas në zgjedhje të parakohshme. 
 
Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se, edhe pse nuk mund të harrojë rrugën që McGuinness ndoqi në hapat e parë të jetës, ai luajti një rol kyç në largimin e lëvizjes republikane nga aktet e dhunës.
 
“Duke bërë këtë, ai dha një kontribut historik në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Irlandës së Veriut nga konflikti drejt paqes”, tha May./Top Channel