Maqedoni

Althauzer: Fjalën e ka Hahn, formoni qeverinë, përqendrohuni në reforma

21.03.2017 15:50

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni ka theksuar rëndësinë e zhbllokimit të krizës në Maqedoni..

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni ka theksuar rëndësinë e zhbllokimit të krizës në Maqedoni dhe formimin e qeverisë me qëllim të realizimit të reformave. Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, shpreson se vizita e  komisionerit Hahn do të kontribuojë në zgjidhjen e situatës.
 
“Shumë është me rëndësi që të hapet, pra të zhbllokohet procesi dhe të shkohet një hap përpara. Pra, fillimisht të formohet Qeveria dhe të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme”,- deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në RM, Kristine Altauzer.
 
“Normalisht, ata janë të shqetësuar për zhvillimet këtu, duke pasur parasysh faktin që ne jemi një vend kandidat për BE, dhe normalisht që komisionerin Hahn do ta dëgjojmë me kujdes të veçantë dhe shpresojmë që ai do japë një kontribut për përfundimin e formimit të institucioneve në vendin tonë”,- theksoi nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi.