Maqedoni
Dita e Pranverës, mbillen fidanë të rinj në Zhelinë
21.03.2017 16:06
Në Ditën e Pranverës u mbollën fidanë të rinj në Shkollën “Pashko Vaso” në Grupçin...

Fëmijëve iu bashkua edhe ministri i Ekologjisë dhe kryetari i komunës së Zhelinës. Ata iu potencuan fëmijëve rëndësinë jo vetëm të mbjelljes së fidanëve të rinj, por edhe përkujdesjen për ta, pasi me rritjen e fidanëve do rritet edhe vetëdija e qytetarëve për një ambient të pastër.
Ministri Ahmeti potencoi se me rëndësi është që fidanët e mbjellë të rriten, pasi deri tani në ditën e drurit janë mbjellë një numër i madh pemësh që më pas janë tharë.
“Për dallim nga vitet e tjera, sivjet nuk realizohet Dita e Drurit, që zakonisht është organizuar në vendin tonë me të vetmin qëllim, që të përgatitemi me një aksion me kualitativ se sa herëve tjera, sepse ne si vend duhet të kujdesimi që të mbjellim numër të konsiderueshëm të fidanëve të cilët pastaj duhet t’i mirëmbajmë. Këtë vit po përgatisim një aksion sa më serioz me një numër më të vogël të drunjve por me një kualitet”,- deklaroi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.
“Në të gjitha shkollat e komunës së Zhelinës bëhet i njëjti aktivitet, bëhet pastrimi i oborreve, hapësirave përreth. Këtu vendosëm që të bëjmë edhe një parking të shkollës, të hapim parkingun që të mos futen arsimtarët brenda me vetura, mbollëm rreth 70 fidanë dhe kjo ishte e gjitha ajo që e parapamë për këtë ditë”,- u shpreh kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.
