Maqedoni
Vizita e Hahn, të punësuarit në “Transmet” në protesta
21.03.2017 16:23
Nisma qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” ka protestuar para selisë së Bashkimit Europian në Shkup...

Protestuesit porositën komisionerin, Johanes Hahn, se nuk dëshirojnë të përzihet në politikën e vendit dhe se nuk është i mirëseardhur në vend.
Në protestë ishin të pranishëm edhe të punësuarit e “Transmet” dhe Televizionit Nova, të cilët kërkuan takim me ta për t’u sqaruar rreth akuzave të ngritura nga PPS ndaj pronarit të “Transmet”, të akuzuar në rastin “Trust”, por që edhe pas kaq ditësh është i pakapshëm për organet e drejtësisë.
“Një pjesë e ekipit të redaktorëve të Televizionit Nova është këtu pranë zyrës së delegacionit europian në Shkup që edhe zyrtarisht të kërkojmë takim me eurokomisarin, Johanes Han. Duam për së afërmi ta njoftojmë për ndodhitë në televizionin tonë dhe rreth pronarit tonë, por edhe për presionet që kemi nga PPS, e cila e hapi rastin “Trust”. Jemi këtu për shkak se përfaqësuesit europianë dhe BE angazhohen për lirinë e mediave dhe demokracisë. Shpresojmë se komisari Hahn do të gjejë kohë për t’u njoftuar për këto ndodhi”,- deklaroi Biljana Vasileva Trandafilova nga TV Nova.
“Jam këtu për t’i parashtruar pyetje Ivo Vajgëllit se çka do të mendonte ai sikur ndonjë politikan slloven të dëshironte ta ndryshojë himnin, flamurin, stemën dhe emrin, si dhe të vendosë dygjuhësinë në shtetin e tij, do të dëshiroja t’i përgjigjet popullit maqedonas”,- u shpreh një protestuesi.
Nga BE kanë bërë të qartë se nuk do të ketë takime me përfaqësues të shoqërisë civile, për shkak të agjendës së ngjeshur të përfaqësuesve të lartë të Brukselit.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
