San Antonio mundi Oklahoman në ndeshjen e tyre të parë
Skuadra e San Antonio Spars triumfoi me shifrat 125-105 ndaj Oklahoma Sitit duke avansuar me 1-0 në seri në finalen e Konferencës së perëndimit…….

Basketbollistët e San Antonio Spars kanë dominuar gjatë gjithë lojës duke vertëtuar se janë vaforit për plasman në finale e madhe te NBA-s. Tim Dankan shfrytëzoi mungesën e Serzh Ibaka-s dhe me 27 pikë e 7 kërcime ishte individ më i mirë i takimit në fjalë. Me lojë të mirë u dallua edhe Toni Parker me 14 pikë e 12 asiste.
Kontribut dhanë edhe Manu Xhinobili duke shënuar 18 poena, ndërsa nga 16 Deni Grin dhe Kavai Lenard.
Oll star lojtarët e skuadërs së Oklahomës kanë luajtur në nivelin e tyre. Durent kishte 28 pikë, 9 kërcime dhe pesë asiste ndërsa Vestbruk 25 pikë e 7 asiste. Lojtarët tjerë të peshes së parë të Tanderave, Nik Kolison, Tabo Sefollosha dhe Kendrik Perkins së bashku shënuan 5 pikë 13 kërcime dhe 1 asistim, me ç’rast ky efekt nuk mund të shpresoj në rezultat pozitiv.
Kush do që të fitojë serin finale të perëndimit, nuk ka dyshim se ajo do të jetë edhe më interesantja përshkak se për titull do të luftojnë kundër kampionit të Lindjes, ku atje, Indijana udhëheq me rezultat 1-0 kundër mbrojtësit të trofeut Majamit. (Artan ZYBERI, TVM2)