Sulmi ndaj Muzeut të alfabetit, padi penale ndaj katër personave 16 e 17 vjeçarë
Tre të rinj nga Manastiri dhe një nga Demir Hisari, të gjithë të moshës 16 dhe 17 vjeçare, akuzohen se kanë kryer veprën penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm"...

Tre të rinj nga Manastiri dhe një nga Demir Hisari, të gjithë të moshës 16 dhe 17 vjeçare, akuzohen se kanë kryer veprën penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".
Ata kanë përpunuar katër kokteje molotovi, përkatësisht shishe xhami të cilat i kanë mbushur me naftë, i kanë mbyllur, kanë vendosur lecka rreth tyre dhe janë nisur drejt Institucionit nacional "Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe", ku kanë djegur shishet me qëllim që të shkaktojnë zjarr në objekt.
Gjatë ekspertizës së kryer është konstatuar përputhje me profilin e ADN-së të të paditurit të parë.
Janë siguruar edhe dëshmi të tjera materiale të cilat çojnë në dyshimin se të miturit e paditur janë kryes të veprës penale",- theksojnë nga ky sektor.
Në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve, duke pasur parasysh moshën e tyre, të dhënat personale nuk bëhen të njohura për opinionin.
GAZMEND REXHEPI
