Maqedoni

Keqpërdorimi i fëmijëve në protesta, askush nuk merr masa ndaj shkollave

21.03.2017 17:04

Edhe sot nxënësit e shkollave të mesme kanë dalë në protesta për t’i përcjellë mesazhet e tyre komisionarit Han...

Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare se kush i lejon fëmijët të largohen për ditë të tëra nga orët e mësimit dhe as se çfarë mase është marrë ndaj drejtorit të gjimnazit të Prilepit, video e të cilit bëri xhiron e rrjeteve sociale duke u bërë thirrje nxënësve të dilnin në protesta kundër dygjuhësisë.
 
Ministria e Arsimit pret raportet përfundimtare të Inspektoratit arsimor në ditët e ardhshme, e më pas do të marrë vendim. 
 
Politizimin e nxënësve ditë më parë e dënoi edhe Avokati i Popullit.