Ankandi i letrave me vlerë, përplasen LSDM dhe Ministria e Financave
Vendi merr sot një hua të re prej 90 milion eurosh për të paguar nesër një borxh në po të njëjtën shumë.

Ankandi i letrave me vlerë ka përplasur LSDM-në dhe Ministrinë e Financave.
LSDM-ja e paralajmëron ministrin, Kiril Minoski, që të mos i fusë në borxh qytetarët e vendit më tepër se sa që është e nevojshme.
Sipas LSDM-së, në buxhetin e shtetit ka para të mjaftueshme për të kthyer obligimet e tanishme të shtetit. Sipas LSDM-së, “pushteti i deritanishëm e ka rritur borxhin publik në 50,1 për qind nga BPV-ja” dhe nevojitet formim i qeverisë së re e cila në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme do të udhëheqë me financat publike.
Por, Ministria e Financave kërkon që ankandet e letrave me vlerë të mos keqpërdoren për qëllime të politikës ditore, duke e akuzuar LSDM-në se synon që të ndikojë në realizimin e ankandit të letrave me vlerë.
“Ministria e Financave udhëheq politikë përgjegjëse të menaxhimit me borxhin publik, i cili nuk është dhe nuk mund të jetë lëndë e manipulimeve ditore politike",- thuhet në reagim.
