Shqipëri, situata politike, e ndezur

21.03.2017 17:23

Situata politike është ndezur ndjeshëm në Shqipëri....

Situata politike është ndezur ndjeshëm në Shqipëri, teksa kanë mbetur më pak se tre muaj deri në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi pak ditë më parë se do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën, teksa kryedemokrati, Lulzim Basha, tha se Rama duhet ta harrojë një gjë të tillë. Por, kundër Ramës duket se ka dalë edhe partneri në qeverisje, Ilir Meta.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se do t’i ngrejë komisionet e Administrimit Zgjedhor pa opozitën, sepse ajo nuk ka propozuar anëtarë.

Ndërkohë, opozita vijon të jetë e ngujuar prej 32 ditësh në të ashtuquajturën “Çadrën e lirisë” dhe ka paralajmëruar se do t’i bojkotojë zgjedhjet e qershorit. (Luljeta Ndoka, TVM2)