SHQIPËRI

PD paralajmëron protestë tjetër

20.05.2014 15:01

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e saj të premten më 23 maj….

Opozita shqiptare paralajmëron një tjetër protestë në Tiranë, duke e cilësuar si protestë madhështore.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e saj të premten më 23 maj. Edhe kësaj here, në thelb të tubimit do të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama, i akuzuar nga opozita si i implikuar në trafikun e drogës.

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se motoja e protestës do të jetë “Një popull kundër drogës, Rama ik në shtëpi”, ndërsa e cilësoi Ramën si një rast paprecedentë në botë sa i përket implikimit me drogën.

Kjo protestë vjen pas asaj të zhvilluar ditën e enjte, e cila në fakt nuk pati impaktin e parashikuar nga demokratët. (Luljeta Ndoka,TVM2)