Botë

Somali, 26 të vdekur nga uria, 6 milionë presin ndihma

21.03.2017 18:33

Së paku 26 persona e humbën jetën në rajonin Xhubalend në pjesën jugore të Somalisë gjatë 36 orëve të fundit, alarmojnë autoritetet shëndetësore...

Uria akute në Xhubalend ka detyruar qindra familje të kërkojnë shpëtim në kryeqytetin Mogadishu.

Somalia është goditur nga thatësia e madhe që shkaktoi ngordhje të kafshëve dhe ulje të rendimenteve të të mbjellave.

Rreth gjashtë milionë njerëz, që është rreth gjysma e banorëve të Somalisë, u nevojitet ndihmë urgjente ushqimore.