“Për Maqedoni të Përbashkët”, protestat në Shkup, hyjnë në ditën e 23-të
Nuk do të lejojmë që të luani me të ardhmen e shtetit tonë....

Nuk do të lejojmë që të luani me të ardhmen e shtetit tonë ishte porosia e protestuesve “Për një Maqadoni të Përbashkët” ndaj komisionerit për zgjerim të BE-së Johanes Han, njofton TVM2.
Protestuesit thonë se nuk do të lejojnë që të pranohet platforma e partive politike shqiptare të cilën siç e quajnë platforma e Tiranës, për shkak se sipas tyre me këtë platfomë rrezikohet ekzistenca e shtetit të Maqedonisë.
Ata thonë se komisioneri Hahn me kërkesat e tij injoron vullnetin e popullit të Maqedonisë.
“Populli është i zgjuar, i vetëdijshëm dhe porosit mjaftë na është prej frikësimeve, prej pasigurisë, mjaftë na është prej komisionerëve të cilët fshihen prej popullit të Maqedonisë së përbashkët. Maqedonia është e zgjuar dhe me zë të fuqishëm porositi se ne jemi ato se ne jemi dalzotës të ardhmërisë sonë, ne jemi ato që do ta udhëheqim jetën dhe shtetin tone, ne dhe askush tjetër” – tha Bogdan Ilievski nga Iniciativa “Për Maqedoni të Përbashkët”
“Zoti Han ky popull nuk do ta tradhton atdheun, jemi këtu për tu thënë se kërkesa për të pranuar platformën e Tiranës, është njëlloj si ti kërkoni SHBA-së që ta pranoj programin nuclear të Koresë së Veriut. Kërkesat e tilla janë të papranueshme dhe këtu nuk ka kompromis” – u shpreh Darko Mijallkovski.
Protesta që orgfanizohen nga nisma “Për një Maqedoni të përbashkët” si zakonisht ka filluar para Qeverisë dhe më pas protestuesit janë ndalur te zyra e presidentit të shteit, ku kanë shprehur mbështetje për vendimin e presidenti Ivanov për mos tu takuar me komisionerin Han. Sipas tyre Ivanov dëgjoi zërin e popullit. Protesta u organizuan edhe në qytete tjera të Maqedonisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
