Partitë vazhdojnë kordinimin në mesditë

22.03.2017 09:27

Takimi kordinues i komisionit për zgjedhje dhe emërime sot pitet të mblidhet në mesditë....

Takimi kordinues i komisionit për zgjedhje dhe emërime sot pitet të mblidhet në mesditë. Gjatë ditës së djeshme grupet e partive politike arritën që të merren vesh për anëtarët e komisionit, por jo edhe për kryetarin.

VMRO – DPMNE në këtë trup paralamentar do të përfaqësohet me 6 anëtar,  LSDM-ja 5, ndërsa partitë politike shqiptare BDI dhe BESA do të kenë nga një anëtar.

Formimi i komisionit për zgjedhje dhe emërime është parakusht për caktimin të vazhdimit të seancës konstituive të kuvendit e mbetur përgjysmë ku do të duhej të zgjedhej kryetari I ri i kuvendit. Kooordinimi vazhdon nesër dhe pritet që nëse arrohet marrëveshje seanca konstituive te mbahet brenda javës.