Fillon cikli i infosesioneve për pranim më të lehtë të ligjeve në biznes
Me ngjarjen informative "Të drejta dhe obligime të cilat dalin nga Ligji...

Me ngjarjen informative "Të drejta dhe obligime të cilat dalin nga Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligjit për siguri dhe mbrojtje gjatë punës" sot në Veles, fillon cikli i inforsesioneve që e organizojnë Oda ekonomike e Maqedonisë.
Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimroe, Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikative (MASIT) dhe "Epiqendra Internacional".
Infosesionet janë pjesë e projektit të USAIDit "Partneritet për rregullativë më të mirë biznesi", ndërsa qëllimi i tyre është tejkalimi i vështirësive me të cilat përballen kompanitë e Maqedonisë, startap, të vogla dhe të mesme gjatë implementimit të ligjeve dhe përforcimit paralel të dialogut publikprivat.
Siç paralajmëruan Oda ekonomike dhe "Epiqendra Internacional", është paraparë që deri më 7 qershor të këtij viti të mbahen gjithsejt 18 infosesione në dhjetë qytete, Veles, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Manastir, Strugë, Ohër, Strumicë, Shtip dhe Shkup. Bujqësia, tekstili, ndërtimtaria, TIK dhe turizmi janë sektorët kyç që do të përfshihen me diskutimet në ngjarjet informative. (mia.mk)
