Belgjikë, ceremoni përkujtimore për sulmet e Brukselit

22.03.2017 12:19

Belgjika shënon përvjetorin e parë të sulmeve vdekjeprurëse me bomba në aeroportin e Brukselit dhe në metro, që lanë pas 32 viktima...

Më shumë se 300 persona u plagosën në sulmet e një viti më parë, përgjegjësinë e të cilave e mori përsipër grupi xhihadist i “Shtetit Islamik”.
 
Ceremonitë përkujtimore u mbajtën në aeroportin e Zaventemit  dhe në stacionin e metrosë së Malbekut. Në të dyja vendet ku u kryen sulme humbën jetën nga 16 persona.
 
Ndërsa një memorial përkujtimor i sulmeve të 22 marsit 2016 pritet të zbulohet në selinë e institucioneve europiane në kryeqytetin belg. Sulmet kamikaze ishin më të rëndat që kanë prekur Belgjikën.
 
Një vit më pas, Belgjika është ende në gjendje emergjence, me ushtarët që patrullojnë rrugët në çdo cep.