Peru, 70 të vdekur pas vërshimeve
22.03.2017 12:47
Ngrohja e shpejtë dhe jo e zakontë e ujërave në veri të Perusë....

Ngrohja e shpejtë dhe jo e zakontë e ujërave në veri të Perusë ka shkaktuar reshjet më të mëdha dhe vdekjeprurëse në këtë vend për dekada, shkruan Business Insider. Për një periudhë të shkurtër ka pasur sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar vërshime të mëdha nëpër rrugët e qytetit.
Reshjet gjithashtu kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut përreth lumenjve. Gjysma e shtetit ka shpallur gjendje emergjente, përderisa ndihmat janë duke u dërguar në zonat e goditura më së shumti, ndërsa disa fshatra kanë ngelur tërësisht të izoluara. Të paktën 70 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në Peru.
